Ambasada Amerikane mbështet filmin ‘’Zgjoi’’ në rrugëtimin drejt Oscars

Ambasada Amerikane mbështet filmin ‘’Zgjoi’’ në rrugëtimin drejt Oscars

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka ofruar mbështetje për filmin kosovar ‘’Zgjoi’’, me regji të Blerta Bashollit ku në rolin kryesor të këtij filmi është aktorja Yllka Gashi.

Ambasada e SHKA-së në Kosovë këtë e ka bërë të ditur duke shpërndarë përmes Facebook-ut, një artikull ndërkombëtar të Associated Press, në të cilin shkruan për shpresën që ky film të hyjë në Akademinë e Çmimeve Oscars.

Madje ambasada amerikane në reagimin e tyre, kanë shkëputur një pjesë të artikullit ku shkruan specifikisht për gjasat e mëdha të Kosovës për t’u bërë pjesë e Oscars:

“Jo vetëm që [Hive] u bë filmi i parë në historinë e festivalit Sundance që fitoi tre çmimet më të mira në garën botërore të kinemasë, por tani ka një shans të madh për t’u bërë pretendenti i parë i Kosovës për Oskar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit”. /Gazeta Enigma/

Related Articles