Ambasada amerikane në Prishtinë e shpërndan deklaratën e Samitit të NATO-s për Kinën

Ambasada amerikane në Prishtinë e shpërndan deklaratën e Samitit të NATO-s për Kinën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka shpërndarë deklaratën e Samitit të NATO-s në Washington për shtetin e Kinës.

Në Facebook, ambasada e ka shpërndarë një fotografi ku është edhe deklarata në fjalë, “Republika Popullore e Kinës është bërë një nxitëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.

“Kinezët po bëjnë çmos për ta portretizuar veten si neutralë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Realiteti është se Kina ka marrë një anë. Kina po ofron komponentë shumë kritikë me përdorim të dyfishtë për rusët”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Related Articles