Ambasada amerikane në Prishtinë ka vlerësuar lart paraqitjen e Dardanëve mbrëmë në ndeshjen kundër Turqisë.
Në një postim të bërë, thuhet se Kombëtarja e Kosovës luajti me zemër e krenari dhe se ajo që kanë arritur është e paharrueshme.
“Një paraqitje e shkëlqyer nga kombëtarja e Kosovës – luajtën me zemër, vendosmëri dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.
Kosova u përball mbrëmë me Turqinë, por nuk arriti të kualifikoj në Botërorë pasi humbi me rezultat 0-1.
