Ambasada Amerikane në Prishtinë i ka uruar Distria Krasniqit medaljen e artë në Lojrat Olimpike që po mbahen në Japoni.
Përmes një shkrimi në Tëitter, nga kjo ambasadë kanë thënë se Distria ka dhënë një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët.
“Urime kampionit të Judos dhe medalistes së artë, Distria Krasniqi – ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët”, është shkruar nga kjo ambasadë.
Kujtojmë që Distria Krasniqi ia ka siguruar të shtunën medaljen e dytë të artë Kosovës, në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni. Medalja e parë ishte siguruar nga Majlinda Kelmendi në Rio de Janeiro 2016. Krasniqi pas fitores ka marrë urime të shumta nga akterë politik brenda dhe jashtë vendit.