Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka ngritur në objektin e kësaj ambasade në Kosovë, flamurin e LGBTQI+.
Ky veprim vjen në hyrje të muajit qershor, në të cilin muaj edhe nis Java e Krenarisë.
“Me krenari e ngrita sot flamurin e LGBTI+-së në ambasadën dhe rezidencën time sot në mbështetje të të drejtave të barabarta për të gjithë personat LGBTI+ në Kosovë dhe anembanë botës”, ka thënë Hovenieri, sipas postimit të faqes zyrtare të këtij institucioni në Facebook.
“Të drejtat e LGBTI+ janë të drejta të njerëzve. Po e pres Javën e Krenarisë këtu në Kosovë”.
Ai po ashtu postimit ia ka bashkëngjitur edhe dy hashtagët tjerë, Krenaria e Prishtinës dhe T’du Qashtu Qysh Je.