Ambasada e Afganistanit në Taxhikistan i ka kërkuar policisë së Interpol -it që të arrestojë ish -presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani, këshilltarin afgan të sigurisë kombëtare Hamdullah Mohib dhe ish -këshilltarin kryesor të Ghanit, Fazel Mahmood.
Sipas mediave të huaja, përcjell Gazeta Express arrestimi u kërkua pasi Ashraf Ghani, Hamdullah Mohib dhe Fazel Mahmood Fazly u akuzuan për vjedhje të thesarit.
Ambasada e Afganistanit kërkoi që Ghani t’i dorëzojë thesarin një gjykate ndërkombëtare për të rikthyer pasurinë e njerëzve.
Ashraf Ghani, u largua nga Afganistani gjatë së dielës, kur talebanët e morën kontrollin e Kabulit.
Ai raportohet të ketë shkuan në Taxhikistan, teksa vendndodhja aktuale nuk dihet.