Ambasada e Italisë: Autorët e sulmit në Banjskë të përgjigjen për krimet e tyre

Ambasada e Italisë: Autorët e sulmit në Banjskë të përgjigjen për krimet e tyre

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar në dy vjetorin e sulmit në Banjskë.

Në reagimin e ambasadës thuhet se autorët duhet të përgjigjen për krimet e tyre.

Më 24 shtator 2023, i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Janë bërë dy vjet nga sulmi kriminal në Banjskë dhe nga vrasja tragjike e rreshterit policor Afrim Bunjaku. Drejtësia duhet të triumfojë, autorët duhet të përgjigjen për krimet e tyre”, thuhet në reagim.

Related Articles