Ambasada e Kosovës në Emirate-EBA ka dalur me një njoftim zyrtar pas shpërthimeve të fuqishme atje.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se nuk është lënduar asnjë person, ndërsa ekipet emergjente kanë vënë situatën nën kontroll.
“Autoritetet e EBA-së, në një deklaratë të tyre zyrtare të lëshuar sot, i kanë bërë thirrje publikut që informacionet lidhje me këtë incident, t’i marrin nga burimet e saja zyrtare, dhe të shmangin qarkullimin e thashethemeve dhe informacioneve të pasakta”, thuhet tutje në njoftimin e ambasadës.
Ambasada tutje njofton qytetarët se mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një shpërthim i bombolave të gazit në qendër të qytetit në Abu Dhabi, derisa sipas tyre shpërthimi ka ndodhur në sipërfaqen e katit të fundit të një ndërtese në qendër të qytetit. /Gazeta Enigma/.