Ambasada e Kosovës në Itali ka dalur këtë të hënë me njoftim për shtetasit e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Twitter nga kjo ambasadë i kanë bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës me banim dhe qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese Anti-COVID.
Në një komunikatë për media nga kjo ambasadë thuhet se Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka përditësuar rregullat e qarkullimit për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Italisë, duke filluar nga data 16 dhjetor 2021 deri me 31 janar 2022.
“Kosova tashmë është klasifikuar në listën “E” dhe bazuar në rregullat e kësaj kategorie, të gjithë personat që kanë qëndruar ose kanë kaluar tranzit në Kosovë (apo në një nga vendet e tjera të përmendura në Listën “E” përfshirë Shqipërinë, Bosnjë -Hercegovinën, Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë) në 14 ditët e fundit, mund të udhëtojnë drejt Italisë vetëm për arsye të dëshmuara pune, shëndetësore, studimi, urgjence apo kthim në vendbanim/residence”, thuhet në komunikatë./Gazeta Enigma/
Masat e reja të Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Republikës së Kosovës për parandalimin e Covid 19 – Lajme nga Ambasada – Ministria e Punëve të Jashtme – Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë https://t.co/tLxLq4zbU3— Kosovo in Italia ???????????????? (@KosovoinItalia) December 17, 2021