Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë sot gjatë ditës ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, nga ambasada shkruan “Urime Pavarësia Kosovë”.

Bëhet e ditur se ekipi i fundit i FSK-së INTERFLEX, të cilët u paraqitën me flamurin e Kosovës, kanë përfunduar trajnimin e tyre hyrës në Thetford.

“Ata tani janë gati dhe të përgatitur për të ofruar trajnim bazë të këmbësorisë për ukrainasit për t’i lejuar ata të kthehen në Ukrainë dhe të mbështesin vendin e tyre gjatë konfliktit në vazhdim”, shkruhej tutje. /Gazeta Enigma

Related Articles