Ambasada e ShBA-së në Shqipëri njofton për pezullimin e fondeve

Ambasada e ShBA-së në Shqipëri njofton për pezullimin e fondeve

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve të mbështetjes pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv nga presidenti Donald Trump.

Fillimisht kjo letër i është dërguar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të  informuar Qeverinë e Republikës së Shqipërisë mbi synimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve deri në përfundimin e një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.

Letra e plotë e Ambasadës Amerikane në Tiranë:

“Partnerët e programeve dhe zbatuesit e programeve të ndihmës së financuar nga SHBA në Shqipëri po njoftohen për këtë veprim.

Ky dokument shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon me mirësjellje që ky njoftim të ndahet me të gjitha ministritë, institucionet dhe entet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-së, duke përfshirë:

Ministrinë e Financave, duke përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

Ministrinë e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Qendrën e Koordinimit për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrinë e Drejtësisë, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ministrinë e Mbrojtjes

Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrinë e Arsimit dhe Sportit

Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ministrinë e Shtetit për Qeverisjen Vendore

Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)

Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Parlamentin, duke përfshirë komisionet e tij

Këshillin e Lartë Gjyqësor

Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Gjykatën Kushtetuese

Gjykatën e Lartë

Të gjitha gjykatat, duke përfshirë Gjykatat e Apelit, Gjykatat Administrative të Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë

Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm

Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kolegjit e Posaçëm të Apelimit

Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK)

Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ministrinë e Shtetit dhe Zyrën e Kryenegociatorit

Agjencinë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

Të gjitha qeverisjet vendore”

Related Articles