Ambasada Gjermane në Kosova këtë të hënë ka pritur për vizitë kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, raporton Gazeta “Enigma”.
Ambasada Gjermane ka shprehur falënderimin ndaj Trendafilovës, duke thënë se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë gjykatë.
“Mirënjohës që gjyqtarja Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, e vizitoi sot Ambasadën tonë. Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë gjykatë të rëndësishme, procedurat dhe zbatimin e rekomandimeve të saj, për shembull një fond për kompensimin e viktimave”, thuhet tutje në shkrimin e Ambasadës. /Gazeta Enigma/