Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mundësuar konvertimin e lehtësuar të patentë shoferëve ilegalë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës për qytetarët e komunitetit serb është një vendim jashtëzakonisht i mirë.
“Zhvillim shumë i mirë me të vërtetë”, ka shkruar Rohde.
Rohde këtë reagim e ka bërë në “X” teksa ka shpërndarë reagimin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.