Ambasada e Italisë në Kosovë ka shkruar për heroin Afrim Bunjaku, i cili është vrarë në veri si polic i Kosovës.
Për këtë ka ditë zie në Kosovë dhe këtë po e respekton edhe Italia.
Flamuri italian është në gjysmështizë. Ambasada italiane ka shprehur ngushëllime për familjen Bunjaku.
“I bashkohemi institucionit të Kosovës në zi Rreshter i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në një sulm frikacak terrorist. Në Ambasadën tonë, flamujt e Italisë dhe Bashkimit Evropian janë ulur në gjysmështizë. Mendimet tona janë me familjen e tij, kolegët, njerëzit e dashur dhe me të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka shkruar ambasada italiane.
Afrimi Bunjaku është varrosur sot, me një ceremoni që i parapriu shpallja hero nga presidentja e Kosovës.
We join Kosovo institution in mourning @Kosovo_Police Sergeant Afrim Bunjaku, who was killed yesterday in a cowardly terrorist attack. At our Embassy, 🇮🇹 & 🇪🇺 flags are lowered to half-mast. Our thoughts are with his family, colleagues, loved ones and with all people of #Kosovo pic.twitter.com/psP5f90F2A— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) September 25, 2023