Ambasada zvicërane ndërron lokacion, ja ku mund ta gjeni tani

Ambasada zvicërane ndërron lokacion, ja ku mund ta gjeni tani

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se ka kaluar në lokacion të ri në Prishtinë.

Adresa e re e Ambasadës është në rrugën “Besa Imami”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ambasadës, rruga është e re dhe mund të mos shfaqet ende në të gjitha aplikacionet e hartave.

Rruga “Besa Imami” lidhet nga rruga “Robert Doll”, menjëherë pas Raiffeisen Bank, në drejtim të kompleksit “Beni Dona”.

Me këtë rast, Ambasada e Zvicrës ka shprehur kënaqësinë të mirëpres të gjitha palët, në lokacionin e ri.

Related Articles