Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet të përcaktoj nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin e së dielës në veri.
Në një intervistë për “Politico”, ambasadori Hovenier ka thënë se e dinë që ky sulm ka qenë “i koordinuar dhe sofistikuar”.
“Ne e dimë se ishte e koordinuar dhe e sofistikuar”, ka thënë ai, duke shtuar se personat e armatosur duket se kanë pasur stërvitje ushtarake.
“Sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon”, ka shtuar ai.
Hovenier ka theksuar se ShBA nuk kishte arsye të dyshonte se armët dhe pajisjet e tjera të paraqitura nga policia e Kosovës në një konferencë për shtyp të hënën, nuk ishin ato që u gjetën në vendin e ngjarjes.
“Njerëzit që ne i mbajmë më të përgjegjshëm janë njerëzit që qëlluan kundër oficerit të policisë së Kosovës”, ka theksuar tutje Hovenier.