Ambasadori amerikan zhvillon takime me disa politikanë serbë të Kosovës

Ambasadori amerikan zhvillon takime me disa politikanë serbë të Kosovës

Ambasadori amerikan, Jef Hovenier, së fundmi ka zhvilluar takime me disa politikanë serbë të Kosovës, shkruan GazetaEnigma.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku  të pranishëm ishin politikanët Rada Trajkoviq, Nenad Rashiq, si dhe drejtori i RTV MIR, Nenad Radosavljeviq.

“Diversiteti i Kosovës është ndër pikat më të forta të saj. Është mirë të dëgjosh nga zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe të diskutosh se si liderët e komunitetit duke punuar së bashku mund të sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Hovenier, në Twitter. / GazetaEnigma

Postimi:

Related Articles