Ambasadori Berishaj nënshkruhet në “Librin e Ngushëllimeve” për Elizabeth II në Zagreb

Ambasadori Berishaj nënshkruhet në “Librin e Ngushëllimeve” për Elizabeth II në Zagreb

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka nënshkruar në “Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth II, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Zagreb.

Berishaj vlerëson se puna e palodhur dhe ndjesia që kishte mbretëresah do të mbesin frymëzim për të gjithë njerëzit,.

“Përkushtimi i Saj, puna e palodhur dhe ndjesia që kishte, do të mbesin trashëgimi dhe frymëzim për të gjithë njerëzit. Mbretëreshë Elizabeth II. Pushofsh në paqe të amshuar!”, ka shkruar Berishaj.

Kujtojmë se më 17 gusht të këtij viti, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Agjencioni Kundër Korrupsionit.

Kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë teksa i njëjti pretendohet se ka të bëjë me mosdeklarim të pasurisë nga ambasadori Berishaj.

Related Articles