Ambasadori britanik: Bllokada politike po dëmton Kosovën

Ambasadori britanik: Bllokada politike po dëmton Kosovën

Ambasadori Britanik në Kosovë, Jonathan Hargreavesai, tha se bllokada rreth konstituimit të Kuvendit po e dëmton Kosovën.

“Bllokada politike e Kosovës po dëmton vendin”, shkroi ambasadori, pas një takimi që e zhvilloi me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Hargreavesai tha se u takua me Haradinaj për të shkëmbyer pikëpamje mbi sigurimin e veprimeve vendimtare kur të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese, si dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse komunale në tetor”.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për mbajtjen e seancës konstituive, duke ua ndaluar deputetëve të marrin vendime apo të ndërmarrin veprime nga data 27 korrik deri më 8 gusht, kur do të shpallet aktgjykimi i plotë mbi ngërçin në Kuvend.

Related Articles