Ambasadori britanik flet për takimin me Osmanin

Ambasadori britanik flet për takimin me Osmanin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarëdetaje nga takimi i sotëm me presidenten Vjosa Osmani.

Hargreaves tha se gjatë bisedës u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit mes dy vendeve, si dhe nevoja e menjëhershme për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për krijimin e Kuvendit në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Ambasadori Hargreaves gjithashtu nënvizoi pritshmëritë për zgjedhjet lokale, që sipas tij pasqyrojnë zërin dhe aspiratat e të gjithë komuniteteve në vend, duke riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj demokracisë shumëetnike.

“Ishte kënaqësi të takoja sot Presidenten Osmani. Diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-MB dhe nevojën urgjente për hapat e ardhshëm në formimin e Kuvendit, në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Po ashtu, u dakorduam mbi shpresat tona për zgjedhjet lokale që përfaqësojnë zërat dhe aspiratat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për një demokraci multi-etnike.”

Related Articles