Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026.
Ai ka shprehur urimin që ky vit i ri të sjellë harmoni, lidhje më të forta mes komuniteteve dhe një angazhim të përbashkët për drejtësi e prosperitet për të gjithë.
“Ndërsa mirëpresim vitin 2026, u dërgoj urimet e mia më të ngrohta të gjithëve në Kosovë për një vit të mbushur me paqe, mundësi dhe shpresë. Urojmë që ky vit i ri të sjellë harmoni, lidhje të forta midis komuniteteve dhe një angazhim të përbashkët për drejtësi dhe prosperitet për të gjithë”, ka shkruar ai.
