Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka uruar kryetarin e ri të PDK, Bedri Hamzën.
Ai gjatë këtij takimi, tha se me Hamzën theksoi rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve.
Njoftimi i plotë:
“Sot u takova me liderin e sapozgjedhur të PDK-së, Bedri Hamza. E përgëzova për rolin e tij të ri dhe i dëshirova sukses në detyrën e rëndësishme për avancimin e zhvillimit demokratik të Kosovës.
Diskutuam gjithashtu rëndësinë që institucionet e Kosovës të funksionojnë në mënyrë efektive dhe nevojën që aktorët politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin në frymën e Kushtetutës, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
