Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka nisur sot mëngjesin me një vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ai ka falënderuar kreun e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, drejtuesin e Policisë, Gazmend Hoxhën dhe Prokurorinë e Shtetit për përpjekjet që po bëjnë në mënyrë që zgjedhjet lokale të shkojnë pa probleme.
“Ka kaq shumë njerëz që punojnë pa u lodhur prapa skenave sot për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe efikas. Tani është në dorë të popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë!”, ka shkruar Hargreaves.