Ambasadori britanik vlerëson rrëfimin e Ramadan Nishorit: Jetik në betejën për drejtësi dhe shërim

Ambasadori britanik vlerëson rrëfimin e Ramadan Nishorit: Jetik në betejën për drejtësi dhe shërim

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar guximin e Ramadan Nishorit, i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës, duke e cilësuar si një hero të vërtetë të Kosovës.

Ai tha se rrëfimi i Danit është një akt i fuqishëm që sjell shpresë, dinjitet dhe forcë për të gjithë.

”Dani, ndihem thellësisht i nderuar që kam ecur përkrah teje në disa nga hapat e rëndësishëm të këtij udhëtimi të gjatë dhe frymëzues. Guximi që ke treguar duke folur hapur për përvojën tënde është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe prekës. Trimëria jote na ka ndihmuar shumë prej nesh të kuptojmë më mirë të vërtetën e asaj që kanë përjetuar të mbijetuarit.

Zëri yt – dhe zërat e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës – mbetet jetik në betejën e vazhdueshme për drejtësi dhe shërim. Historia jote do të jetë një dhuratë shprese, dinjiteti dhe force. Në një vend me shumë heronj e heroina, ti qëndron lart si një hero i vërtetë i Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.

Related Articles