Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tash e sa ditë po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në videon e publikuar nga anëtari i Lëvizjes Vetëndosje, Egzon Azemi, një shqiptar që jeton në Amerikë i drejtohet Kurtit duke i thënë që të mos “e harrojë fshesën”.
Por, një tjetër gjë interesante që bie në sy në video është që veturën në të cilën ndodhet kryeministri e nget ambasador Ilir Dugolli.
Dugolli qe bërë ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar.
Një kërkesë për KM @albinkurti nga një qytetar gjatë vizites në Amerikë.
Perlë ❤️ #fshisa ???? pic.twitter.com/YK1fxD0dsn— Egzon Azemi (@egzonazemii) May 16, 2022