Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut

Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut

Në ceremoninë përkujtimore të mbajtur sot, Ambasadori gjerman Rainer Rudolph nderoi viktimat e Masakrës së Reçakut të 15 janarit 1999. Në njoftimin e saj, Ambasada theksoi rëndësinë e kujtimit të kësaj ngjarjeje

“Në ceremoninë zyrtare përkujtimore të sotme, Ambasadori Rainer Rudolph nderoi viktimat e masakrës së Reçakut të 15 janarit 1999.Ambasadori i SHBA-së, William Walker, i cili mori pjesë në ceremoni, drejtoi Misionin Verifikues të Kosovës që e bëri krimin publik menjëherë. Le të shërbejë kjo ditë si një kujtesë për rëndësinë e ndërtimit të një të ardhmeje paqësore, ku mizori të tilla të mos kryhen më kurrë”, thuhet në njoftim të Ambasadës Gjermane.

Related Articles