Ambasadori gjerman takohet me kryeministrin Kurti

Ambasadori gjerman takohet me kryeministrin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Kjo është hera e parë që një ambasador i shkon në zyrë Kurtit pas letrës së BE’së që të mos ketë takime më në zyrë te Kurti derisa të zgjidhet qeveria e re.

Kurti i ka shprehur mirënjohje Rphdes për shërbimin si ambasador.

“Në krye të herës, kryeministri shprehu mirënjohjen ndaj ambasadorit për pesë vite të shërbimit të tij në këtë detyrë në Kosovë, duke u bërë kështu dhe ambasadori që ka shërbyer më së gjati në vend.”

Kurti ka shtuar se Gjermania mbetet partner qendror i Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën drejt integrimit evropian.

“Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti.  Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Rohde shëndet dhe fat në jetën e tij.”

Related Articles