Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, të enjten ka uruar presidenten Vjosa Osmani dhe popullin e Kosovës për njohjen e re nga Siria, raporton Gazeta Enigma.
“Urimet e mia të sinqerta për Presidenten Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik kosovar për lajmin e mrekullueshëm se Kosova është njohur nga Siria. Është mirë të shohësh këtë dinamikë të re. Gjermania gjithmonë ka qëndruar pranë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Siria dje mori vendim për njohjen e Kosovës në një takim trilateral në Riad të Arabisë Saudite me presidenten Vjosa Osmani, presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa, si dhe Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, si ndërmjetësues.
