Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, këtë të martë ka vizituar veriun e vendit, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Hargreaves tha se me realizimin e kësaj vizite në Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, ka mësuar shumë për shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb atje.
“Iu kënaqa vizitës në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut sot. Ishte kaq e dobishme për të dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës. Pres me padurim të vizitoj edhe shumë herë këtë zonë”, shkroi ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves në X. /Gazeta Enigma/