Ambasadori i Britanisë i shkon në zyre Hamzës, flasin për krijimin e institucioneve

Ambasadori i Britanisë i shkon në zyre Hamzës, flasin për krijimin e institucioneve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për nevojën e formimit të institucioneve të reja qeverisëse,

”Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

“Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”, u shpreh tutje kandidati i PDK-së për kryeministër.

Related Articles