Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, këtë të mërkurë është takuar me ambasadoren e Libisë në Belgjikë, Amel Jerary, në Bruksel.
Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport shtetësinë e Kosovës.
Njëri ndër shtetet në “Listën e Vuçiq-it”, ishte edhe Libia.
Megjithatë sipas ambasadorit Bajrami, në diskutim e sipër me homologen e tij nga Libia, është konstatuar nevoja për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Libisë.
“Diskutim dhe mirëkuptim i madh me ambasadoren e Libisë. Shkëmbyem mendime mbi situatat aktuale në vendet tona dhe rëndësinë e stabiliteti dhe demokracisë për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Magrebit. U dakordum për nevojën e thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Libi”, ka shkruar ambasadori Bajrami.
Njoftimi:
Great discussion & understanding with ambassador of #Libya, @ajerary. Exchanged views on current situations in our countries, & importance of stability & democracy for peace & prosperity of both Western Balkans & Maghreb. Agreed about need for deepening #Kosovo–#Libya relations. pic.twitter.com/c1BtM5HTWy— Agron Bajrami (@AgronBajrami) January 11, 2023