Ambasadori i sapoemëruar i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, ia ka dorëzuar të mërkurën kopjen e letrave kredenciale shefes së protokollit diplomatik, Natasha Prah.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë thuhet “Ambasadori i sapoemëruar e Republikës së Kosovës, ia dorëzoi kopjen e letrave kredenciale shefes së protokollit diplomatik, ambasadores Natasha Prah”.
Sadiku u emërua në këtë pozitë pasi MPJD-ja e shkarkoi ambasadorin e kaluar të Kosovës. /Gazeta “Enigma”/