Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, ka vizituar ushtrinë serbe e cila ndodhet në Rashkë dhe afër Jarinjes, transmeton Gazeta Insajderi.
Alexander Botsan-Kharchenko, i cili u emërua ambasador i Federatës Ruse në Serbi në korrik të vitit 2019, ka vizituar trupat serbe të cilat janë vendosur afër kufirit me Kosovën.
Kujtojmë që në veri të Kosovës, situata mbetet e tensionuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa të automjeteve të veturave nga Serbia.
Ky vendimi i Qeverisë së Kosovës, i cili është duke u zbatuar nga Njësitë Elitare Policore ka bërë që serbët lokal, të përkrahur nga Beogradi, të protestojnë duke vendosur barrikada në rrugë.