Ambasadori i SHBA-së dhe BE-së në Shqipëri kërkojnë hetim të incidenteve dhe qetësi në pritje të rezultateve zgjedhore

Ambasadori i SHBA-së dhe BE-së në Shqipëri kërkojnë hetim të incidenteve dhe qetësi në pritje të rezultateve zgjedhore

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Sorca, u kanë bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë incidentet gjatë procesit të votimi.

“E di që janë raportuar disa incidente dhe tashmë është përgjegjësia e autoriteteve për të vazhduar hetimin. Siç e dini ne i kemi bërë thirrje prokurorëve që ta ndjekin dhe të mund të hetojnë këto çështje deri në fund”, u shpreh ambasadorja Kim.

“Votimi ka ecur mirë pa probleme, me disa incidente, që do hetohen dhe në këto orë që kanë mbetur ftojmë qytetarët të votojnë”, tha ambasadori Luigi Soreca.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët si dhe kryetarët e partive që të presin me durim rezultatin dhe të pranojnë vullnetin e popullit.

“Tani është radha e kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve të presin rezultatet dhe të presin gjykimin e popullit”, tha ambasadorja Kim.

“Pas votimit prisni rezultatin qetësisht dhe për udhëheqësit kini durim për të ditur rezultatin dhe respektojeni. Duhet të votoni për të ardhmen në Bashkimin Evropian”, tha ambasadori Soreca raporton Sinjali.

Related Articles