Ambasadori i Kosovës në SHBA, Valdet Sadiku, është takuar me Benjamin J. Corell, Gjeneralin e Gardës Kombëtare të Iowa, si dhe zyrtar të tjerë të kësaj garde.
Një gjë e tillë është bërë nga ambasadori Sadiku përmes një postimi në ‘Twitter’, derisa është përmendur edhe “partneriteti shembullor” në mes të Kosovës dhe Iowa.
“Mundësi e shkëlqyeshme për të eksploruar së bashku rrugët e reja të bashkëpunimit me Sekretarin e Shtetit të Iowa, Paul Pete. Jam i ngazëllyer nga ajo çfarë sjellë e ardhmja nga partneriteti shembullor midis #Iowa dhe #Kosovës”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër, Sadiku ka zhvilluar takim edhe me Gjeneralin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, sipas Ambasadës së SHBA’së në Kosovë, në të cilën po ashtu janë përmendur marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.
“Sot Ambasadori Sadiku u takua me Gjeneralin Corell në Selinë e Forcave të Përbashkëta në Johnston. Kosova e vlerëson shumë marrëdhënien e saj me Iowa”, thuhet në postimin e ambasadës.