Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka njoftuar se ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, duke paralajmëruar se ky i fundit për pak ditë do të përfundojë mandatin e tij në vend, raporton Gazeta “Enigma”.
Sejdiu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka falënderuar Oravin për kontributin e tij dhe ka përmendur rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe integrimeve euroatlantike.
“Sot kisha kënaqësi të veçantë që të pres në zyrën time Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë z.Aivo Orav. Ishte ky një takim lamtumirës meqë ai për pak ditë e përfundon mandatin e tij në Kosovë. Ishte një rast i mirë që ta falënderoj për punën e mirë që e ka bërë në vendin tonë”.
“Ambasadori Orav do të mbetet një mik i mirë për Kosovën edhe në të ardhmen”, shkroi Sejdiu.
Kujtojmë se Aivo Orav ka nisur mandatin e tij në Kosovë shtatorin e vitit 2024. Mandatet e ambasadorëve të BE-së në Kosovë zgjasin 2 vjet.
