Ambasadori Orav: Qeveria e re duhet t’i kryejë detyrat ashtu që Kosova të hyjë në BE

Ambasadori Orav: Qeveria e re duhet t’i kryejë detyrat ashtu që Kosova të hyjë në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, së fundmi ka thënë se qeveria re e Kosovës duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, i cili aspiron t’i bashkohet BE-së.

“Për ta arritur këtë, qeveria e re duhet të punojë shumë, shumë aktivisht. Detyrat e vështira duhet të kryhen. Reformat duhet të realizohen”, ka thënë Orav për “Associated Press”, thuhet në një postim në X të Zyrës së BE-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99.57 për qind të votave, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.86 për qind ose 340 mijë 541 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.04 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.62 për qind. AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.45 për qind.

Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme. /Gazeta Enigma

Related Articles