Ambasadori rus në Serbi Alexandar Botsan-Kharchenko ka deklaruar se Serbia mund të mbështetet tek Rusia për situatën në Kosovë.
Mirëpo nuk e lë pa e përmend “qëndrimin parimor” të Serbisë për refuzimin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
Ai ka zbuluar se të dy vendet vazhdojnë të koordinojnë qëndrimet e tyre për të gjitha çështjet.
“Njerëzit në Serbi e dinë se gjithmonë mund të mbështeten te Rusia. Pavarësisht nga sfidat serioze për vendin tonë në kontekstin e konfrontimit me NATO-n, “që na është imponuar”. Ne vazhdojmë të marrim pjesë në zgjidhjen e krizave aktuale ndërkombëtare, duke përfshirë atë në Kosovë”, thuhet në tekstin e publikuar në revistën International Affairs (International Affairs), siç raporton agjencia TASS.
Sipas fjalëve të Botsan-Kharchenko-s, Rusia do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Beogradin në mbrojtjen e “të drejtave ligjore të Serbisë në lidhje me Kosovën”.
Sipas diplomatit rus, instrumenti kryesor i Moskës në këtë çështje është fakti se Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Sigurisht, nëse iniciativa vjen nga Beogradi”, ka thënë Botsan-Kharchenko, dhe menjëherë ka shtuar se “Rusia i kupton shqetësimet dhe problemet e Serbisë si të sajat, sepse ajo nuk lëviz nga qëndrimi i saj ndaj sanksioneve dhe refuzon t’i bashkohet kufizimeve perëndimore ndaj Rusisë”.
“Perëndimi po përdor trazirat në Kosovë si një mjet për të ushtruar presion ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që ta detyrojë t’i bashkohet sanksioneve anti-ruse”, ka thënë Botsan-Kharchenko.
Ai ka shtuar se bashkëpunimi i Rusisë me Serbinë ka për qëllim “forcimin e aftësive luftarake të këtij vendi, sigurimin e stabilitetit socio-ekonomik dhe forcimin e sovranitetit të tij”.