Ambasadori spanjoll në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka thënë sot se qëndrimi i Spanjës për Kosovën do të mbetet i pandryshuar, si dhe fakti që vendi mbështet përpjekjet e përfaqësuesve evropianë, Borell dhe Miroslav Lajçak, për zgjidhjen e situatës nuk do të thotë se pozicioni do të ndryshojë.
“Kapitulli 35 në procesin e negociatave flet për normalizimin e marrëdhënieve, jo për njohjen dhe në Spanjë ka një konsensus në partitë kryesore që edhe nëse do të ketë ndryshim qeverie, nuk do të ketë ndryshim qëndrimi, konsensusi për këtë. Çështja nuk do të ndryshojë, të paktën kur bëhet fjalë për partitë kryesore politike”, tha ambasadori Bartolome për Tanjug.
Ai tha se gjendja aktuale në Kosovë është shqetësuese, por shpreson se negociatat do të sjellin zgjidhje.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për gjithçka që po ndodh atje sepse shohim vetëm krizë pas krize. Ne mbështesim planin, të ashtuquajturin plan franko-gjerman, pra planin evropian për gjetjen e një zgjidhjeje. Situata është serioze, por ne shpresojmë që negociatat do të çojnë në zgjidhje. Qëndrimi ynë është se ne nuk e njohim Kosovën, por mbështesim përpjekjet e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, besoj se duhet bërë shumë sepse duket se marrëveshjet nuk janë zbatuar. Pala kosovare nuk e ka pranuar formimin e Asociacionit, e cila është e nevojshme dhe është fillimi i zgjidhjes”, tha ai.