Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët tanë mbetet ambicia e tyre tani që vendi i tij ka marrë Presidencën e Bashkimit Evropian, pas Çekisë.
Westerlund, në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se edhe diskutimet për liberalizimin e vizave deri tani po shkojnë mirë.
“Kjo sigurt është ambicia jonë. Çështja e liberalizimit të vizave është në Parlamentin Evropian, ku po diskutohet. Kam parë diskutimet dhe jam goxha me shpresë. Por të shohim si po shkon debati – me siguri nga presidenca suedeze e BE-së, kjo është ambicia jonë se duhet të ketë një vendim gjatë pranverës”.
“Gjithçka mund të ndodhë, por duke marrë parasysh diskutimet deri tani po duket mirë”, tha ambasadori Westerlund.
Tutje, Westerlund u shpreh se Suedia dëshiron që në të ardhmen të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe qytetarët e tyre të jenë të integruar në Bashkimin Evropian.