Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen sot në kuadër të ciklit të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.
Në lidhje me këtë ka reaguar ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, e cila ka uruar që të fitojë ekipi më i mirë.
Ajo mes tjerash ka uruar Kosovën që është zgjedhur për të organizuar Lojërat Mesdhetare.
“Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” Kosova do të mirëpres Izraelin. Dua ta uroj Kosovën edhe njëherë duke bërë histori për oganizimin e Lojërave Mesdhetare. Pres një ndeshje të madhe dhe të fitojë ekipi më i mirë”, shkroi Ziv në platformën X.