Ambasadorja e Letonisë konfirmon forcimin e mbështetjes për Kosovën

Ambasadorja e Letonisë konfirmon forcimin e mbështetjes për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma, të cilën e uroi për detyrën e re në krye të misionit diplomatik letonez në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Konjufca dhe Kuzma disktuan lidhur me bashkëpunimin që Kosova dhe Letonia kanë sendërtuar ndër vite midis tyre, si dhe për mundësitë e avancimit të tij në fusha të interesit të përbashkët.

Konjufca e njohu diplomaten letoneze për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë këtij viti si dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës u shpreh i bindur se Letonia do të vazhdojë t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euro-atlantike, përderisa diplomatja letoneze konfirmoi përkushtimin e shtetit që përfaqëson për forcimin e bashkëpunimit e të mbështetjes për vendin tonë edhe në të ardhmen.

Related Articles