Një ambulancë është aksidentuar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.
Mësohet se ambulanca e spitalit të Rrëshenit po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Lezhës, por drejtuesi ka humbur kontrollin në një kthesë duke përfunduar e rrëzuar në tokën anës rrugës.
Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur një infermier dhe tre të moshuar, mes tyre njëra ishte pacientja dhe dy të tjerë shoqëruesit e saj.
Gjendja e të lënduarve nuk dihet ende.
Policia ndërkohë ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.