Ambulanca përplaset ne një automjet, gjashtë të lënduar

Ambulanca përplaset ne një automjet, gjashtë të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë urës së Kardhiqit në Gjirokastër, ku një autoambulancë me drejtues shtetasin Gj. Sh. është përplasur me një automjet tjetër të drejtuar nga shtetasi D. K.

Aksidenti ndodhi reth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i ambulancës, pacienti që po transportohej, shoqëruesja dhe infermierja që ndodheshin në autoambulancë, si dhe drejtuesi dhe një pasagjere në automjetin tjetër.

Pacienti, shtetasi I. M., ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.

Related Articles