AME: Bie numri i zjarreve në Kosovë, aktualisht vetëm një zjarr aktiv në Trudë

AME: Bie numri i zjarreve në Kosovë, aktualisht vetëm një zjarr aktiv në Trudë

Gjatë ditës së djeshme, situata me zjarret në Kosovë ka qenë tejet e rënduar, por falë reagimit efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në 12 orët e fundit numri i tyre ka rënë dukshëm, raporton Gazeta “Enigma”.

Në përmirësimin e situatës, kanë ndikuar edhe reshjet e shiut ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

“Aktualisht është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren dhe po merren me rastin”, thuhet në njoftimin e AME-së.

Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar mbi 1 mijë intervenime. /Gazeta Enigma/

Related Articles