Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zyrtarë të lartë të administratës Biden janë në kontakt të ngushtë me rebelët sirianë që rrëzuan regjimin e Asadit.
Zëdhënësi John Kirby tha gjithashtu se ShBA-ja ishte në kontakt me zyrtarët izraelitë, pasi trupat e izraelit vazhdojnë të pushtojnë pjesë të Sirisë, raporton Skyneës, transmeton Gazeta Enigma.
Ai theksoi se Izraeli kishte këmbëngulur që trupat që lëviznin dhe sulmet ajrore në objektet ushtarake ishin vetëm “masa të përkohshme për të garantuar sigurinë e tyre”.
Kirby po ashtu shtoi se Uashingtoni dëshiron të sigurojë që populli sirian të jetë në gjendje të përcaktojë të ardhmen e tij. /Gazeta Enigma