“Amerikanët e kanë mbyllur derën me çelës, nuk do t’i lënë Kurtin e Vuçiqin të dalin pa një marrëveshje”

“Amerikanët e kanë mbyllur derën me çelës, nuk do t’i lënë Kurtin e Vuçiqin të dalin pa një marrëveshje”

Analisti Halil Matoshi mendon se sonte do të ketë dakordim mes palëve.

Në fakt, siç tha ai, marrëveshje veçse është arritur, por përfaqësuesit do të gjejnë gjuhën e përbashkët për implementim.

Madje, në Kanal10, në kuptim figurativ ai deklaroi se tashmë amerikanët e kanë mbyllur derën me çelës dhe se nuk do t’i lënë të dalin nga takimi pa një marrëveshje.

“Po, unë mendoj se ata e kanë mbyllur derën me çelës dhe se nuk do t’i lënë pa marrëveshje”, vlerësoi ndër tjerash ai.

Kujtojmë se tashmë po bëhen gati katër orë që nga fillimi i takimit në Ohër, por që nuk ka asnjë prononcim rreth asaj se si po shkon takimi.

Related Articles