Sot, qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të votojnë për zgjedhjet presidenciale.
Kamala Harris dhe Donald Trump janë në garë të ngushtë me njëri-tjetrin për presidentin e 47-të.
Ndërkaq Asociacioni Ndërkombëtar Gallup, ka bërë një sondazh me 32 vende europiane.
Respodentët u përgjigjen në pyetjen se “Nëse do të votonit në Amerikë, në zgjedhjet presidenciale kënd do ta kishit votuar?”.
Gjetjet e këtij sondazhi dalin se shumica e vendeve evropiane preferojnë Kamala Harris, si presidente të ShBA-së.
Në mesin e vendeve që iu nënshtrua këtij sondazhi është Kosova.
55 përqind e të anketuarve thanë se e preferojnë Harrisin para Trumpit, kunddrejt 27 përqind e atyre që e mendojnë të kundërten. /Gazeta Enigma