Amir Rrahmani e 300-fishon pagën e Partizanit

Amir Rrahmani e 300-fishon pagën e Partizanit

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, merr hiq më pak se 56 mijë euro në javë si futbollist i skuadrës italiane, Napoli. E kjo, i bie të jetë 300 fish më shumë se sa merrte 7 vjet më parë derisa luante për Partizanin e Tiranës.

Në stinorin e parë në kryeqytetin e Shqipërisë, ai ishte paguar 9.370 euro në vit. Por,në të dytin rroga i ishte rritur në 35 mijë euro.

Para se të kalonte në Napoli, Rrahmani kishte luajtur edhe ekipet kroate, Split dhe Dinamo. Ndërsa nga viti 2020 ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me skuadrën favorite për titullin e kampionit në Itali.

Aktualisht, në ekipin ku kishte luajtur edhe Maradona legjendar, kosovari merr pagë vjetore prej afro 3.5 milionë euro.

Related Articles