Amir Rrahmani ka bërë një tjetër paraqitje pozitive me Napolin në Serie A. Ai ndihmoi të besuarit e Luciano Spallettit që të marrin pikët e plota në shtëpi, duke e mundur 3-0 Bolognan.
Pas ndeshjes, ai është shprehur i lumtur për fitoren, ka folur për Scudetton e po ashtu edhe për formën e mirë të tij.
“Kemi një ekip të fortë, pesë zëvendësimet janë shumë të rëndësishëm në ndeshje të caktuar dhe sfidat varen nga ata. Sekreti jonë i vetëm është ekipi, mbrojtja që nga sulmi me Osimhen. Kur të gjithë punojnë e sakrifikojnë, është shumë më e lehtë”, u shpreh Amiri, duke potencuar se kishte vështirësi në fillim te Napoli, duke u shprehur optimist dhe me vetëbesim për potencialin e tij, ndërsa ka shtuar se edhe puna e madhe e ka ndihmuar të ketë paraqitje pozitive.
“E kam thënë disa herë dhe po e përsëris, Kouoibaly është një nga më të mirët në botë dhe jam vërtetë krenar që luaj me të”, tha reprezentuesi i Kosovës.